Presidentja Vjosa Osmani po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të marrë pjesë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.
Atje, e para e vendit ishte folëse në panelin për integrimin euroatlantik të Kosovës dhe paqen e sigurinë në Ballkanin Perëndimor, transmeton KosovaPost.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani tha se më mbështetjen e SHBA-ve dhe aleatëve të tjerë, Kosova po forcon themelet e një rajoni më të sigurt, më të qëndrueshëm dhe të përkushtuar ndaj vlerave demokratike.
“Në vazhdën e aktiviteteve në sesionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s në SHBA, sot pata nderin të jem folëse në panelin për integrimin euroatlantik të Kosovës dhe paqen e sigurinë në Ballkanin Perëndimor. Reformat tona dhe investimi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë po e pozicionojnë Kosovën si partnere mes vendeve që ndajnë të njëjtat vlera të lirisë dhe sigurisë”.
“Me mbështetjen e aleatit tonë strategjik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe aleatëve të tjerë, po forcojmë themelet e një rajoni më të sigurt, më të qëndrueshëm dhe të përkushtuar ndaj vlerave demokratike”, ka shkruar Osmani.



Të tjera
Erëza që ndihmon dukshëm të humbni peshë shpejt
Trump kërcënon me tërheqje trupash dhe nga Spanja e Italia
Haxhiu: Serbia po i strehon kriminelët e luftës