Pas takimit me Ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë përshtypjet e saj.
Ajo bëri të ditur se gjatë takimit e ka falënderuar ministren Spiropali për mbështetjen e vazhdueshme që Shqipëria i jep Kosova.
Sipas Osmanit, marrëdhëniet mes dy vendeve nuk janë vetëm vëllazërore, por edhe strategjike, të natyrshme dhe të pazëvendësueshme.
Presidentja theksoi se Kosova dhe Shqipëria janë më të forta kur bashkëpunojnë për interesat e tyre shtetërore, për paqen dhe për një të ardhme më të sigurt në rajon dhe më gjerë.
The post Osmani pas takimit me Spiropalin: Bashkëpunimi ynë është i pazëvendësueshëm appeared first on Kosovapost.net.



Të tjera
Astma dhe rreziqet e saj
Kurti e Rama në foton familjare të samitit të Komunitetit Politik Evropian
Karateistja Fortesa Orana gati për Kampionatin Evropian: Nuk do të ndalem!