Presidentja Vjosa Osmani, pranoi sot letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Italisë, Maurizio Antonini.
Osmani i uroi Antoninit mirëseardhje dhe suksese në misionin e tij diplomatik në Kosovë.
Në njoftim thuhet se Osmani theksoi marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy shteteve dhe mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë në të gjitha fazat kyçe të shtetndërtimit dhe forcimit të pozitës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Në takim u theksua rëndësia e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit dypalësh në fusha të ndryshme, si dhe bashkëpunimin në kuadër të organizatave ndërkombëtare.



Të tjera
Alvarez i vendosur, Barcelona mbetet destinacioni i vetëm
Boksieri Amarildo Bakaj e nokauton kundërshtarin serb
Chelsea gati të thyejë politikën e transferimeve për Granit Xhakën