Panduri i përgjigjet akuzave të Kusari-Lilës për hapësirën e dhënë Slavko Simiqit në Debat Plus

Autori dhe moderatori i emisionit “Debat Plus”, Ermal Panduri, i është përgjigjur akuzave nga deputetja Mimoza Kusari-Lila, e cila kishte kritikuar emisionin për hapësirën e dhënë Slavko Simiqit lidhur me një audio-incizimi, ku dëgjohet një bisedë mes Kusari-Lilës, dhe Milan Radojçiq

Gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, Panduri sqaroi se dhënia e fjalës Simiqit nuk nënkupton automatikisht besueshmëri ndaj asaj që është deklaruar.

“Pa përmendur emër, por duke aluduar hapur në emisioni “Debat Plus” zonja Kusari Lila, përmendi hapësirën që i është dhënë përfaqësuesit të Listës Serbe për të dhënë një përgjigje me shkrim rreth gjithë kësaj ngjarje.

Të dashur miq të emisionit “Debat Plus”, ne jemi një platformë që në parim ndjekim kriteret profesionale, të gazetarisë këtij profesioni fisnik.

Andaj, ndërlidhur me situatën një përgjigje është kërkuar edhe nga përfaqësuesi i Listës Serbe, Slavko Simiq. Dhënia e hapësirë së tillë nuk nënkupton PËRSE besim, siç ka pretenduar Mimoza Kusari Lila”, ka thënë Panduri, duke shtuar se nuk kishte asnjë lloj bashkëpunimi apo marrëveshjeje të tillë siç pretendohet nga Kusari-Lila.

Ai gjithashtu ka shtuar se menjëherë pas publikimit të audio-incizimit të parës, vetë Kusari-Lila kishte zgjedhur “Debat Plusin” për të dhënë versionin e saj, duke shprehur se platforma ka qenë gjithmonë e hapur për të gjithë palët.

“Assesi hapësira palës tjetër nuk i është dhënë si bashkëpunëtor e as për çështje parash siç guxon të pretendojë Zonja Lila, por si e drejtë legjitime e gazetarisë për të kërkuar përgjigje sidomos ku ka interes shtetëror.

Përtej kësaj, ju vëmë në dijeni edhe një gjë! Menjëherë pas daljes në publik të audioincizimit të parë, vet Mimoza Kusari Lila, ka zgjedhur audiencën e emisionit “Debat Plus” për të paraqitur versionin e saj, për audioinczimet që kishin marrë dhenë”, ka shtuar autori i Debat Plus-it.