Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura në relievet malore të jugut dhe lindje të territorit në orët e mesditës dhe pasdites.
Në relievet malore të jugut dhe lindje të territorit në orët e nxehta të ditës (mesditë deri pasdite) zhvillim i shpejtë i vranësirave vertikale të cila do të shoqërohen me reshje shiu të dobta si dhe për një periudhë të shkurtër kohore reshjet në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Pas orëve të pasdites ndërprerje të reshjeve në këto zona. Mjegullinë dhe shikim i reduktuar në momentin e zhvillimit të vranësirave vertikale (prani e reshjeve të shiut).
Temperaturat parashikohen nga 20 deri në 42 gradë Celsius.



Të tjera
Akt@kuzë në mungesë ndaj 21 personave për kríme lúfte, caktohet seanca
Kurti: Synojmë statusin e kandidatit për BE në mandatin e ardhshëm
Ushqimi jo i shëndetshëm shkakton kancer