Paris Hilton pretendon se bukuria e saj është e gjitha natyrale.
Trashëgimtarja 43-vjeçare ka qenë e ftuar së fundmi në podkastin e Zach Sang Show, derisa zbuloi se nuk iu nënshtrua asnjë procedure kozmetike për të ruajtur pamjen e saj rinore.
“Ndihem vërtet krenare që jam e gjitha natyrale”, deklaroi Hilton, përpara se të shtonte se nuk ka bërë kurrë asnjë botox, injeksione dhe asnjë operacion.
Ajo thotë se këshillat për kujdesin e lëkurës i kishte marrë nga nëna e saj Kathy Hilton.

“Mamaja ime më tha kur isha 8 vjeç, ‘Paris, qëndro larg diellit’. Pastaj ajo më mësoi këtë rutinë të mrekullueshme të kujdesit të lëkurës me 10 hapa”, shpjegoi ajo.
“Pra, me kuptimin e plotë të fjalës, jam kujdesur për lëkurën që nga mosha 8-vjeçare”, shtoi Paris.



Të tjera
Personat me sens të humorit janë më inteligjentë
Shefi i Këshillit të BE-së: Paqja e vërtetë në Lindjen e Mesme mund të arrihet vetëm me mbrojtje të ligjit ndërkombëtar
Bayerni i ofron rinovim Neuerit