Familja e veprimtarit Haki Imeri, ka reaguar ashpër pas ngjarjes së fundit në Skenderaj, duke akuzuar PDK-në për lidhje me krimin dhe mbrojtje të dhunës politike.
Në reagimin publik thuhet se partia po mbron aktin e kryer nga kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ndërsa kërkohet që drejtësia të veprojë pa vonesë.
Familja Imeri thekson se Kosova ka nevojë për sundim të ligjit dhe drejtësi të pavarur, duke përmendur edhe rëndësinë e Gjykatës Speciale për trajtimin e rasteve të tilla.
Shkrimi i plotë:
-Pas krimit në Skenderaj, të cilin e organizoi, menaxhoi dhe ekzekutoi një zyrtar i lartë i PDK-së, kjo parti nuk është në gjendje të reflektojë.
-Janë kapur aq thellë nga krimi, sa nuk guxojnë të shprehin as pakënaqësinë më të vogël për një akt të kryer nga një njeri që mbështetet nga e gjithë struktura e tyre politike.
-PDK-ja nuk ndahet nga krimi; ajo ushqehet prej tij dhe e mbron dhunën politike si mjet pushteti.
-Kjo është e vërteta e zymtë që po e përjeton Kosova sot.
-Tash paramendoni sa krime të tjera mund të ketë bërë e fshehur pas hijes së pushtetit dhe pas duartrokitjeve të militantëve, dhe strukturave te PDK-se.
-Drejtësia, sado e vonuar, bie si çekan mbi ata që ngrejnë dorë , kundër kundërshtarëve politikë kunder shtetit, kundër ligjit, dhe kundër kujtdo që mendon ndryshe.
-Në një shtet që pretendon integrim në BE dhe NATO, ditën që Sami Lushtaku e kreu atë krim, ai do të duhej të arrestohej menjëherë.
-Deshmi e gjalle se, drejtësia në Kosovë është kapur nga të fortët, nga hijet që ecin mbi ligjin si mbi një trup të pajetë.
-Dhe kjo vetëm sa e dëshmon se Gjykata Speciale nuk është luks, por nevojë.
-Ndërkohë, mediat hibride te nëntokës e lavdërojne dhe e nxit atë dhe të tjerët drejt veprimeve të tilla të dhunshme kundër qytetarëve dhe kundër vetë shtetit.
-Kjo është tabloja tragjike dhe e frikshme që qytetari i Kosovës sot e sheh, e prek dhe e përjeton çdo ditë: një realitet ku krimi vishet me kostum politik, ku dhuna brohoritet si heroizëm dhe ku e vërteta trajtohet si armik.
-Por të vërtetën e dimë. Dhe për drejtësi e për ligj duhet të luftojmë deri në fund.



Të tjera
Incident në Eurovision, delegacionit serb i pengon flamuri i Kosovës
Qumësht me hudhra kundër astmës
Pacolli fajëson Muhaxherin për mungesën e planit rregullues në Rugovë, paralajmëron ndërhyrje të ministrisë