Janë duke vazhduar përplasjet mes pozitës dhe opozitës për mënyrën se si po ndahen subvencionet nga Ministria e Bujqësisësë. Të gjitha përplasjet filluan kur ministri i Bujqësisë, Faton Peci, u akuzua nga opozita, se ka ndarë grante për familjarët e deputetes së LVV-së, Fitore Pacolli, ndërsa ka refuzuar grante për gratë e Krushës.
Një reagim së fundmi e ka bërë edhe ministri Peci, duke thënë se në vitin 2017, kur vendi udhëhiqej nga LDK dhe PDK, grave të Krushës i ishte kërkuar kthimi i mbi 17 mijë eurove, transmeton Telegrafi.
“Tash a Kushës a Krushës me jau kthy cent m’cent? A e dini që në vitin 2017 Ministria e Bujqësisë e ka paditur znj. Fahrie Hoti përkatësisht Kooperativën Bujqësore “KRUSHA” dhe i ka kërkuar kthimin e 17,800 eurove që i kishin fituar si grant? Tash e dini. Media kemi pasur edhe në vitin 2017. Por në lajme nuk e kemi parë asnjëherë. Për rikujtim në vitin 2017, qeverisnin bashkë LDK dhe PDK. Kryeministër ishte Isa Mustafa (LDK). Ministër i Bujqësisë ishte Memli Krasniqi (PDK). Kurse nesër do t’iu tregoj se si Grave të Krushës u janë refuzuar grantet edhe nga qeveria Haradinaj”, ka pohuar ministri, në reagimin e bërë në Facebook.
Peci u shpreh se nuk ka gjykatë, nuk ka individ dhe as institucion që siç u shpreh ai, mund ta ndërlidh “me keqmenaxhimin e një centi”.
“Sistemi i drejtësisë e din, në Kosovë mes tjerash, korrupsioni aq i madh ka qenë në sektorin e bujqësisë, sa nuk mund ta imagjinosh”.
Ndryshe, Forumi i Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës ka dorëzuar sot kallëzim penal ndaj ministrit të Bujqësisë, Faton Peci dhe deputetes së LVV-së, Fitore Pacolli.
Kryetari i Forumit, Paris Guri, ka thënë është e papranueshme që familjarët e deputetes të marrin grante në vlerë prej 100.000 euro.
“Pas skandalit të zbuluar që Fitore Pacolli, përmes lidhjeve të saja që janë të dukshme me ministrin Peci, ia ka ndarë 100.000 euro vëllait të saj, e dje u zbulua edhe skandali tjetër se pos vëllait ia ka ndarë edhe dajës së saj edhe 100 mijë euro të tjera”, ka thënë Guri.
Të tjera
Komshiq pret Kurtin në Presidencë: Nuk do ta pyesim Dodikun, as këdo tjetër me kë të takohemi
“Edi Rama është urdhërdhënësi i këtij ndalimi” – Pse u ndalua kënga “Mora Fjalë” në stadiumet shqiptare?
Të arrestuarit nga Gjykata Speciale dërgohen në Hagë