Kryenegociatori serb në dialogun Kosovë-Serbi, Petar Petkoviq, tha se qeveria kosvoare nuk do të themelojë Asociacionin e Komunave të banuara me shumicë serbe, dhe se Asociacionin e dëshiron veç si “guaskë pa përmbajtje…pa kompetenca..si OJQ”.
“Kërkojmë formimin urgjent dhe të menjëhershëm të ZSO-së (Asociacioni), pa vonesë dhe pa sfida, qëllimi i tyre është që ZSO të jetë një guaskë pa përmbajtje dhe pa kompetenca për serbët, në nivel të një organizate joqeveritare, dhe nëse do të donim që , pa kompetencë nuk do të shkonim në Bruksel për të negociuar për kaq vite, 10 njerëz nga Mitrovica do të mund të mblidheshin sa për atë dhe të formonin”, tha Petkoviq, siç e citoi Kosovo-Online.



Të tjera
Këto janë pesë ushqimet që parandalojnë migrenën
Mbyllen Ligat Universitare 2026, ndahen çmime për sportistët më të dalluar
Përleshje masive në Lipjan për shkak të një prone, 11 të lënduar dhe 10 persona në mbajtje