Komuna e Fushë Kosovës ka njoftuar se është nënshkruar memorandumi i bashkëpunimit me Komunën e Graçanicës për realizimin e projektit të rregullimit të rrugës së Uglarit, përkatësisht segmentit të rrugës “Agron Rrahmani”, përcjell KosovaPost.
Në postimin e publikuar në Facebook, Komuna ka bërë të ditur se projekti ka gjatësi 2.9 kilometra dhe vlerë investimi 1.1 milion euro, ndërsa synon, sipas njoftimit, t’i japë fund një problemi shumëvjeçar, duke përmirësuar infrastrukturën rrugore dhe duke lehtësuar qarkullimin e qytetarëve.
“Sot u nënshkrua memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Fushë Kosovës dhe Komunës së Graçanicës për realizimin e projektit të rregullimit të rrugës së Uglarit, përkatësisht segmentit të rrugës ‘Agron Rrahmani’”, thuhet në njoftim.
Komuna thekson se, falë bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional, procedurat për realizimin e projektit pritet të nisin së shpejti, me synimin që punimet të fillojnë sa më herët.
“Falë bashkëpunimit dhe koordinimit të ngushtë ndërinstitucional, procedurat për realizimin e projektit do të nisin së shpejti, me qëllim që punimet të fillojnë sa më parë”, thuhet më tej në njoftim.
Sipas Komunës së Fushë Kosovës, rregullimi i kësaj rruge pritet të krijojë kushte më të mira për banorët dhe bizneset që veprojnë në atë zonë, duke kontribuar në zhvillimin lokal.
“Vazhdojmë me investime konkrete dhe projekte në shërbim të qytetarëve të Komunës së Fushë-Kosovës”, përfundon njoftimi.
The post Po asfaltohet rruga “Agron Rrahmani” në Uglarë, nënshkruhet marrëveshja appeared first on Kosovapost.net.



Të tjera
Tr@gjedia në Shëngjin: Víktimat raportohet se janë nga Kosova
Stuhitë i afrohen Shqipërisë, pritet të përfshihet edhe Kosova
Vlerat ushqyese të piperit të kuq, që nga ndalimi i hemorragjive e deri tek mbrojtja e zemrës