Sulmuesi i ri suedez, Roony Bardghji, mund të largohet nga FC Barcelona gjatë kësaj vere për të fituar më shumë minuta në fushë.
Sipas raportimeve nga mediat angleze, plot gjashtë skuadra të Premier League kanë shprehur interes për talentin 20-vjeçar. Në listë përfshihen Leeds United, Aston Villa, Sunderland, Brighton & Hove Albion, Brentford dhe Everton.
Të gjitha këto skuadra janë të gatshme t’i ofrojnë Bardghjit më shumë hapësira për të luajtur rregullisht në një nga kampionatet më të forta në botë.
Në Barcelonë shohin si opsion ideal një huazim të lojtarit, pasi kjo do t’i mundësonte zhvillimin e tij pa humbur kontrollin mbi të ardhmen e futbollistit.
Megjithatë, raportimet sugjerojnë se katalanasit nuk do të përjashtonin as një shitje përfundimtare nëse në tavolinë mbërrin një ofertë e konsiderueshme.



Të tjera
Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës
Djali i Afrim Bunjakut bashkohet me 298 kadetë në aksionin human për dhurim gjaku
Costa, mesazh liderëve politikë: BE-ja nuk mund t’i bëjë detyrat e Kosovës