Pas një emaili kërcënues drejtuar Presidentes së Kosovës nga një person anonim, Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore.
“Policia e Kosovës ditë më parë ka pranuar informacionin që ju i referoheni, sipas procedurave është njoftuar Prokurori i shtetit dhe është iniciuar rast penal”, thuhet në përgjigjen zyrtare të Policisë së Kosovës.
Sipas njoftimit nga Presidenca, emaili kërcënues është dërguar në adresën zyrtare të institucionit dhe përmban gjuhë fyese dhe kërcënuese, duke përfshirë etiketime si “kriminele”, “ordinere” dhe “antikushtetuese”, si dhe kërcënime serioze për jetën e Presidentes.
Zyrtarët e Presidencës kanë bërë të ditur se rasti është raportuar menjëherë te organet kompetente për hetime të mëtejshme.



Të tjera
Ushqimet që mbajnë trupin në formë në stinën e verës
Pesë foshnje marrin emrin Neymar pas rikthimit të tij në Botëror
Federata u jep një ndëshkim brutal futbollistëve të Uruguait pas dështimit në Botëror