Policia jep detajet për grabitjen e amratosur në Prishtinë, tregon çka u sekuestrua

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në një këbimor në Prishtinë

Për këtë rast ka dhënë detaje edhe Policia e Kosovës.

Në njoftimin më të hollësishëm, ata kanë thënë se “Pas marrjes së informacionit, zyrtarët e Policisë së Rajonit të Prishtinës kanë dalë në vendngjarje,  kanë ndërrmarrë të gjitha masat e nevojshme operativo-policore dhe pak minuta pas raportimit të rastit, kanë arritë që në Obiliq të arrestojnë personin dyshuar i cili është i lënduar”.

Njoftimi i plotë:

Sot rreth orës 15:15, është raportuar për një rast grabitje në një këmbimore në lagjen Tophane në Prishtinë, me ç’rast i dyshauri ka shtënë me armë zjarri AK-47.

Si reagim ndaj të shtënave të të dyshuarit, në përpjekje për të parandaluar grabitjen një qytetar po ashtu ka shtënë me armë zjarri.

Pas marrjes së informacionit, zyrtarët e Policisë së Rajonit të Prishtinës kanë dalë në vendngjarje,  kanë ndërrmarrë të gjitha masat e nevojshme operativo-policore dhe pak minuta pas raportimit të rastit, kanë arritë që në Obiliq të arrestojnë personin dyshuar i cili është i lënduar.

Të njëjtit për shkak të lëndimeve ( dyshohet të jetë plagosur) i është ofruar tretmani i nevojshëm mjekësor.

Ndërlidhur me rastin policia ka sekuestruar :

-veturën e të dyshuarit, si dhe,

-një armë automatike, të tipit AK-47.

Ndërkaq hetuesit po vazhdojnë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore policore për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.