Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt të martën rreth orës 20:00 në rrugën “Enver Topalli” ka bërë kontrollimin e autobusit që qarkullon nga Ferizaj në drejtim të fshatrave Doganaj- Greme dhe Gaçkë.
Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se zyrtarët policor me uniformë dhe ata me rroba civile kanë kontrolluar udhëtarët, me dyshimin se nxënësit e shkollave të mesme të larta bartin me vete mjete të dyshimta, të rrezikshme, si mjete të mprehta-thika, boksa hekuri e të tjera.
“Gjatë kontrollimit të udhëtarëve, të cilët kanë qenë kryesisht me nxënës, në dyshemenë e autobusit janë gjetur: një armë zjarri, dy thika dhe një ‘Boks hekuri’, të cilat nuk dihen se kujt i përkasin. Për të gjitha këto veprime është njoftuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij është iniciuar një rast për hetim ‘Mbajtje në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armës’.
Po ashtu, Policia fton qytetarët për bashkëpunim që nëse kanë informacione rreth dukurive negative tek nxënësit të njoftojnë menjëherë stacionin më të afërt të policisë, apo përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’ dhe në numrat kujdestarë të cilët janë 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406.
Të tjera
“Pragu për partitë e tjera, 5 %, për VV – 50 %” – Albin Kurti i bindur se do ta fitojë edhe mandatin e tretë për Kryeministër
Sulmi terrorist në Ibër-Lepenc, Kurti publikon pamjet që tregojnë reagimin institucional brenda 48 orëve të para
Mediat ruse me detaje, thonë se Assad ndodhet në Moskë