Policia e Kosovës, konkretisht Departamenti i Policisë Kufitare, në bashkëpunim me autoritetet tjera relevante, ka realizuar disa operacione me qëllim të parandalimit dhe luftimit të kontrabandës dhe aktiviteteve tjera të kundërligjshme.
Gjatë një kontrolli të detajuar në një automjet furgon, njësitë e Anti Kontrabandës së Doganës së Kosovës, së bashku me Inspektorët e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), zbuluan se ngarkesa e deklaruar si lodra për fëmijë ishte, në fakt, kozmetikë e kontrabanduar.
Po ashtu, po më 1 prill 2025, patrullat policore kufitare në fshatin Novosellë ndaluan dy automjete të dyshuara, të cilat transportonin 2,475 kilogramë manaferra pa dokumentacion të rregullt që vërtetonte prejardhjen e tyre.
Si rezultat, është iniciuar rasti për “Kundërvajtje Doganore” dhe malli i sekuestruar është dorëzuar për vlerësim dhe procedim nga Dogana e Kosovës.
Policia e Kosovës thekson se do të vazhdojë me masa të rrepta për parandalimin dhe luftimin e kontrabandës, duke bashkëpunuar ngushtë me institucionet përkatëse për të siguruar rendin dhe sigurinë ekonomike në vend./Telegrafi/



Të tjera
Mancini i gatshëm të pranojë pagë të vogël, për të marrë drejtimin e Italisë
Paraja apo pasioni, cila na motivon më shumë?
Manchester City nis revolucionin pas sezonit pa titull, 200 milionë euro për përforcime të reja