Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar 28 vjetorin e sulmit të dytë ndaj familjes Jashari, duke thënë se është dita kur Prekazi nuk u përkul, por u ngrit si kambanë lirie për gjithë kombin, përcjell KosovaPost.
Osmani u shpreh gjithashtu se ky sulm ishte vetëm paralajmërimi i epopesë, sepse siç shkroi, më 5 mars 1998, Serbia sulmoi sërish.
“Në këtë ditë kujtese e krenarie shënojmë 28-vjetorin e sulmit të dytë të regjimit gjenocidal serb mbi familjen Jashari. Dita kur Prekazi nuk u përkul, por u ngrit si kambanë lirie për gjithë kombin. Makineria vrastare serbe u përball me rezistencën heroike nga Familja Jashari, e cila nuk u dorëzua kurrë. Prekazi foli me pushkë, sepse liria nuk dhurohet, por fitohet”.
“Ky sulm ishte vetëm paralajmërimi i epopesë. Më 5 mars 1998, Serbia sulmoi sërish. Tri ditë luftë. 59 anëtarë të familjes Jashari ranë heroikisht, bashkë me komandantin legjendar të UÇK-së, Adem Jashari. Ata nuk ranë për të vdekur, por për t’u përjetësuar dhe për ta bërë Kosovën e lirë. Prekazi është altari i lirisë, djepi i UÇK-së, ndërkaq Familja Jashari, flamuri që valon përjetësisht”, shkroi Osmani.



Të tjera
Çfarë i duhet çdo skuadre për të arritur në fazën eliminatore të Kupës së Botës 2026
Lamine Yamal merr një dhuratë speciale para udhëtimit drejt Meksikës për Botërorin 2026
Gilberto Mora hyn në histori të Meksikës dhe Kupës së Botës me rekordin e tij