Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, është pritur në takim nga kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu.
Shehu rëndësinë e këtij takimi e ka vlerësuar jashtëzakonisht shumë, duke shtuar se e vizita e Presidentit Begaj është një vlerësim i angazhimit të tyre, si dhe një respekt i madh për të gjithë banorët e Komunës së Junikut.
Ndërsa pas takimit Begaj dhe Shehu kanë bërë nderime dhe kanë vendosur kurora lulesh në memorialin kushtuar heronjve të rënë në Betejën e Koshares në krye me Sali Çekajn dhe Agim Ramadanin, si dhe pranë memorialit të dëshmorëve, heronjëve dhe martirëve të rënë në Junik.



Të tjera
Tri shenja që trupi po lufton me aneminë e rrezikshme
Trumpi kërcënon Kanadanë me tarifa 100% nëse bën një marrëveshje me Kinën
Të mirat e ecjes në mal