Pas kërcënimeve të njëpasnjëshme të kohëve të fundit, një email kërcënues i ri në adresën elektronike të Presidencës, por kësaj radhe pa e fshehur emrin e mbiemrin
Kërcënimi i bërë në një zinxhir emailash, ndër të tjera përfshin kërcënim të drejtpërdrejtë me jetë ndaj Presidentes dhe familjes së saj dhe në të cilin në anglisht, shkruan: “I’ll come and shoot you… and your family too…”, që do të thotë “do të vij të të vras ty… e poashtu familjen tënde”, mëson Klankosova.tv.
Deri në këto momente nuk kemi informacione se a janë ndërmarrë hapa nga institucionet përkatëse.
Burime nga organet e rendit sqarojnë se për dhjetëra kërcënime deri tani ndaj Presidentes dhe familjes së saj, nuk ka pasur as të arrestuar e as raste kur kërcënuesit kanë dalë para drejtësisë.



Të tjera
Policia zbulon prerje të paligjshme të pyllit në Kaçanik, konfiskohen motosharra
KRU “Gjakova” paralajmëron padi ndaj një fermeri pasi derdhi qumësht në lum
Përfitimet e shumta shëndetësore të limonit