Kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku bashkë me kandidaten për presidente Vjosa Osmani nga radhët e LDK-së, ishin në përurimi e Unzës së Brendshme të Prishtinës, bashkë me kryetarin e Prishtinës Përparim Rama.
Në këtë fazë, Osmani, Abdixhiku dhe Rama u panë për herë të parë bashkë.
E Abdixhiku tha se projekti lehtëson qarkullimin dhe lidh lagjet mes vete, duke shtuar se punët e mëdha nuk bëhen me zhurmë, por me vizion e këmbëngulje.
“Sonte, përuruam Unazën e Brendshme të Prishtinës, një ndër projektet më të rëndësishme kapitale në Kryeqytet. Një projekt që lehtëson qarkullimin, lidh lagjet, krijon frymëmarrje urbane dhe i jep Prishtinës ritmin e një kryeqyteti modern. Punët e mëdha nuk bëhen me zhurmë. Bëhen me vizion, punë dhe këmbëngulje”, ka shkruar ai në Facebook. /Gazeta Express



Të tjera
Niseni ditën me pijen aloe vera
Protesta e studentëve shqiptarë që po tronditë koalicionin e VLEN me Mickoskin, pse po heshtë Qeveria e Kosovës?
Rama jep detaje për Unazën e Brendshme: 1100 metra…, 273 metra urë…vazhdojmë me projekte përkundër bllokadave