Prof. Ali Dula po dëshmohet si një nga figurat më serioze, më kredibile dhe më përfaqësuese të politikës në vend. Nën udhëheqjen e tij, Lëvizja VETËVENDOSJE! në Rahovec ka shënuar ngritjen më të madhe në historinë e saj, duke u kthyer në forcën kryesore politike dhe shumë pranë fitores së komunës në balotazh. Ishte një garë ku ndryshimi trokiti fuqishëm dhe ku mbështetja qytetare mori përmasa të jashtëzakonshme, shkruan Kosova Post.
Në zgjedhjet e fundit parlamentare, Rahoveci i dha mbi 15 mijë vota Lëvizjes VETËVENDOSJE!, rezultat rekord që erdhi edhe falë angazhimit dhe lidershipit të Prof. Ali Dulës, i cili për herë të parë mori rol udhëheqës në këtë nivel politik. Ky besim i madh qytetar nuk ishte rastësi, por rezultat i punës së ndershme, komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe një qasjeje politike të bazuar në korrektësi, vizion dhe përkushtim.
Prof. Ali Dula përfaqëson modelin e intelektualit modern dhe politikanit të përgjegjshëm: i qartë në qëndrime, bindës në komunikim, dinjitoz në paraqitje dhe bashkëpunues me të gjithë. Modestia, serioziteti institucional dhe respekti që gëzon në çdo pjesë të Rahovecit e kanë bërë figurë bashkuese dhe zë të besueshëm të qytetarëve.
Kandidatura e tij për deputet me numër 70 në listën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! është një përfaqësim i denjë për Rahovecin dhe një garanci për një zë të fuqishëm, të mençur dhe dinjitoz në Kuvendin e Kosovës./KosovaPost/



Të tjera
Kurti: Opozita po vazhdon me bllokimin e shtetit, duke e parë si pronë të pakicës dhe privilegj për pushte
S’ka formulë për ta mposhtur Trepçën, 3-0 shkon finalja
Përmirësoni shëndetin mendor përmes fitnesit