Shqipe Mehmeti Selimi, deputetja e zgjedhur dhe bashkëshortja e Rexhep Selimit, ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ka reaguar në Facebook ndërsa Prokuroria e Specializuar në Hagë kërkoi 45 vjet dënim për bashkëshortin e saj dhe tre ish-krerët e tjerë të UÇK-së.
“E shenjta UÇK! E shenjtë është liria për të cilën luftuam e u derdh gjak”, shkroi ajo në një postim në Facebook.
“Historia jonë nuk rishkruhet. Drejtësi për çlirimtarët!”, shtoi Mehmeti Selimi.



Të tjera
Me akreditim të FIFA-s, por pa vizë: Presidenti i futbollit palestinez nuk lejohet të hyjë në SHBA
Çajrat që ju ndihmojnë me tretjen dhe dhimbjen e stomakut
Haxhiu dhe Kurti nderojnë Rugovën, Demaçin dhe Zahir Pajazitin