Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilin ka marr vetëm një vendim, transmeton KosovaPost.
Sipas njoftimit për media, në këtë mbledhje u ndanë 10 mijë euro me qëllim të mbështetjes financiare për mbulimin e shpenzimeve të funeralit për Akademik Nexhat Dacin.
“Ndarë 10,000.00€ (dhjetë mijë euro), me qëllim të mbështetjes financiare për mbulimin e shpenzimeve të funeralit për veprimtarin e Republikës së Kosovës, Akademik Nexhat Daci”, thuhet në njoftim.
Ish-kryetari i Kuvendit u varros sot me nderime të larta shtetërore në Prishtinë.



Të tjera
Angelina Jolie festoi ditëlindjen, ja sa vite ka mbushur ajo
Gratë në biznes, përtej paragjykimeve dhe sfidave
Shega fruti magjik kundër kancerit të mushkërive dhe gjirit