Te Reali i Madridit, Alvaro Karreras (22) mbylli fazën fillestare të merkatos. Kupa e Botës për Klube ka bërë që skuadra “e bardhë” të përshpejtojë procedurat dhe në këtë fazë të hershme të verës, ata tashmë i kanë bërë të gjitha “detyrat e shtëpisë”.
Katër nënshkrime (Trent, Huijsen, Mastantuono dhe Karreras). Tre prej tyre në mbrojtje (dy mbrojtës krahu dhe një qendërmbrojtës), një në sulm (Mastantuono), dhe e gjithë kësaj i duhet shtuar edhe Gonzalo, me të cilin Ksabi rikuperon “9”-shin e pastër që mungonte në ekip pas largimit të Joselut.
Me këtë pamje, Madridi e konsideron skuadrën të plotë, por kjo nuk do të thotë se transferimet kanë mbaruar.



Të tjera
Real Madridi do të jetë pa Valverden dhe Tchouamenin në El Clasico
Shkrepjet fantastike që tregojnë botën nga ajri
Në QKUK realizohet me sukses një operacion kompleks vaskular