Dy grupe u përfshinë në një përleshje fizike të shtunën mbrëma në qytetin e Pejës, ku për motive akoma të panjohura u rrahën mes vete, e madje dyshohet se u përdor edhe një mjet i fortë. Disa nga të dyshuarit u arrestuan prej policëve që ndodheshin në vendin e ngjarjes, teksa dyshohet se ka edhe persona të tjerë të përfshirë por që ende s’janë identifikuar.
Policia bëri të ditur se të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas arrestimit e procedurave të tjera të nevojshme, janë liruar me urdhër të Prokurorit të Shtetit
Media kaa mësuar ekskluzivisht se katër personat që janë intervistuar si të dyshuar janë Dion Buquku, Lorik Idrizaj, A.Idrizaj (i mitur) dhe A. Berisha (i mitur).
Burimet e njëjta kanë bërë me dije se rrahja ka ndodhur përballë një lokali në rrugë “Madeleine Albright”, ku Policia ka arritur të sigurojë pamjet nga kamerat e sigurisë, që dëshmojnë në detaje se si ndodhi përleshja.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia, e cila ka njoftuar se dy policët që ishin jashtë detyrës, kanë ndërhynë në përpjekje për ta qetësuar situatën.
Gjatë sherrit, njëri prej tyre ka pësuar një lëndim të lehtë në dorë.
Të tjera
“Pragu për partitë e tjera, 5 %, për VV – 50 %” – Albin Kurti i bindur se do ta fitojë edhe mandatin e tretë për Kryeministër
Sulmi terrorist në Ibër-Lepenc, Kurti publikon pamjet që tregojnë reagimin institucional brenda 48 orëve të para
Mediat ruse me detaje, thonë se Assad ndodhet në Moskë