Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj e ka kritikuar ministren e Arsimit për platformën e re të furnizimit me libra.
Jasharaj thotë se në shtator mund të rikthehen sërish grevat e mësimdhënësve, pas pakënaqësive që, sipas tij, janë rritur.
“Nagavci duhet ta pranoj këtë gabim e mos ta përsëris më. Por prapë nëse do të vazhdojnë në këtë mënyrë, shtatori do të jetë me mungesa të teksteve, mund të ketë edhe grevë sepse pakënaqësitë e mësimdhënësve janë rritur e dialog me Sindikata s’po ka”.
I pari i SBASHK-ut ka kërkuar që nxënësit të furnizohen në shkolla me libra jo përmes subvencionimit.
“Vendimi i MASHT-it është kritikuar për mënyrën e re për furnizim me libra për nxënësit, kemi insistuar të vazhdoj tradita e kaluar që tekstet të jenë gratis dhe të dërgohen në Komuna e pastaj në shkolla e mësimdhënësit të merren me shpërndarjen e tyre”.



Të tjera
Pëlqeni keçap apo salcë domateje, ky shkrimi do ju bëjë të ndryshoni shije
Nisni mëngjeset me qumësht të kombinuar me mjaltë
Gratë shtatzëna duhet të kenë kujdes nga ky veprim