Bloomberg ka raportuar se një numër në rritje i kundërshtarëve të SHBA-së, të udhëhequr nga Rusia, janë përpjekur të ndikojnë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 përmes kompanive tregtare dhe përdorimit të Inteligjencës Artificiale (AI) gjeneruese.
Rusia përbën kërcënimin më serioz në këtë cikël zgjedhor, sipas Zyrës së Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, të cilët kërkuan të mos identifikoheshin duke diskutuar për vlerësime jo publike.
Komuniteti i inteligjencës pret që Rusia të shfrytëzojë ndarjet sociale në SHBA, duke përfshirë protestat në kampuset e kolegjeve ku njerëzit mbështesin palestinezët në konfliktin e Gazës, shkruan mediumi.
Ndërkohë, sipas zyrtarëve, Kina po merr një qasje më të kujdesshme pasi është e vetëdijshme për pasojat e mundshme të ndërhyrjes në zgjedhje.
Qendra e Ndikimit Malinj të Huaj pranë Zyrës së Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, e cila filloi funksionimin në shtator të vitit 2022, do të përpiqet t’i kundërvihet këtyre kërcënimeve përmes analizave mediatike. Konkretisht, qendra synon të përcaktojë nëse media po krijohet në mënyrë sintetike apo e kontrolluar nga agjentë të huaj.
Të tjera
Haxhiu: 3400 profesionistë shëndetësorë kanë ikur nga Kosova gjatë 3 viteve të fundit
Kurti i thirr qytetarët të aplikojnë për Çmimet e Vullnetarizimit
Zhegrova, Muriqi e Muslija përjashtohen nga grumbullimi