Serbia synon të ndërhyjë tek votuesit serbë në Kosovë edhe në zgjedhjet e 7 qershorit, duke i ftuar ata që të votojnë Listë Serbe – parti kjo e cila ka mbështetjen e plotë të Beogradit.
Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq, u bëri thirrje sot serbëve të zhvendosur nga Kosova që të votojnë në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë, duke u i ftuar të njëjtit që të votojnë për krahun e zgjatur të Serbisë – Listën Serbe, transmeton KosovaPress.
Petkoviq, i cili siç raportojnë mediat serbe, ishte sot në Kragujevë, ku u bëri thirrje serbëve të zhvendosur nga Kosova që të votojnë në zgjedhjet e parakohshme në Kosovë më 7 qershor.
“Ky është një tubim dhe një mundësi për t’ju ftuar të gjithëve të shkoni në zgjedhje më 7 qershor dhe të votoni për Listën Serbe, sepse fitorja e Listës Serbe në këto zgjedhje është një garanci e mbijetesës së serbëve në Kosovë dhe M…, siguria se ne do të vazhdojmë të ndërtojmë komunitetet tona dhe të investojmë në to”, ka thënë ai.
Zgjedhjen e parakohshme parlamentare mbahen në Republikën e Kosovës mbahen më 7 qershor.



Të tjera
Terras: E ardhmja e Kosovës në BE, por duhen reforma
Trajneri i Egjiptit i ashpër: Ndeshja ishte e manipuluar
Kreu i MIT, Kalin: Partneriteti i fortë dhe marrëdhëniet e barabarta janë të një rëndësie kritike në NATO