E ngarkuara me punë në Ambasadën e ShBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati, gjatë ditës së sotme ka pritur në takim Drejtorin Ekzekutiv të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (AmCham/OEAK), Arian Zekë, dhe Presidentin e Bordit të OEAK-së, Lorik Fejzullahu.
Siç njofton Ambasada, temë diskutimi ka qenë thellimi i bashkëpunimit ekonomik ShBA-Kosovë.
“Si një urë kyçe për kompanitë amerikane, AmCham ndihmon në promovimin e një klime mikpritëse për biznesin dhe lidh bizneset përmes delegacioneve drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës – duke mbështetur investimet dypalëshe dhe rritjen e përbashkët”, tha Ambasada në një postim në Facebook, të cilin e përmbylli me fjalinë “Partneri i preferuar i ShBA-së”.



Të tjera
Çfarë i duhet çdo skuadre për të arritur në fazën eliminatore të Kupës së Botës 2026
Lamine Yamal merr një dhuratë speciale para udhëtimit drejt Meksikës për Botërorin 2026
Gilberto Mora hyn në histori të Meksikës dhe Kupës së Botës me rekordin e tij