Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Hakan Fidan, ka diskutuar në telefon me homologun e tij rus, Sergey Lavrov, lidhur me samitin e Alaskës dhe luftën Rusi-Ukrainë, raporton Anadolu.
Sipas burimeve diplomatike turke, të dy ministrat diskutuan përpjekjet për t’i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, përfshirë samitin e të premtes në Alaskë midis presidentëve të SHBA-së dhe Rusisë.
Fidan tha se shpreson që procesi i nisur në Alaskë do të çojë në paqe të qëndrueshme me pjesëmarrjen e Ukrainës, duke theksuar se Turqia është gati të japë kontributin e saj.



Të tjera
Prokuroria Speciale ngre dy aktakuza për krime lufte
Tolaj tregon se është i Gjilanit, jo i Ballkanit
Shoqata e Industrisë së Qumështit kërkon llogari: Publikoni dokumentet e inspektimit në VITA dhe garantoni transparencë!