Disa shërbime të gjigantit Google, përfshirë platformën YouTube, nuk kanë qenë të qasshme në Kosovë dhe disa pjesë tjera të Evropës në paraditen e së enjtes.
Edhe kompania IPKO, e cila ofron shërbime të telekomunikimit në Kosovë, i ka njoftuar klientët e saj se kompania Google po përjeton ndërprerje.
Asociacioni për Liri të Shprehjes, që monitoron censurën lokale në internet në Turqi, ka thënë se shërbimet janë ndërprerë prej orës 10:00.
Autoritete turke kanë thënë se kanë kërkuar raport teknik nga kompania Google për të mësuar më shumë./REL



Të tjera
Gjykata në Serbi i cakton 30 ditë par@burgim kosovarit Osman Selmani
Arianit Koci për Osman Selmanin: Është 74 vjeç, s’ka lidhje me akuzat që i ngarkohen në Serbi
Pse jemi gjithmonë të lodhur?