Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka mbajtur mbledhjen e parë të punës së kabinetit të ri qeveritar, përcjell KosovaPost.
Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se që nga sot, janë mbledhur për të miratuar buxhetin e vitit 2026 dhe listën e marrëveshjeve ndërkombëtare, të cilat prej kohësh ka thënë se presin miratimin në Kuvend që kanë edhe afat skadence.
“Gjithashtu, aprovuam vendimin për t’i kërkuar Kuvendit që të mundësojë zgjatjen e Ligjit për Ndarje Buxhetore të vitit të kaluar edhe për muajin mars, në mënyrë që të sigurohemi se pensionet dhe pagat në sektorin publik të ekzekutohen me kohë, teksa komisionet parlamentare dhe deputetët e legjislaturës së 10-të trajtojnë dhe miratojnë buxhetin për këtë vit. Rikujtojmë se vitin e kaluar Kuvendi i Republikës u shpërnda pa u votuar buxheti i shtetit në vlerë prej 4 miliardë euro, Plani i Rritjes së Bashkimit Evropian në vlerë prej 882.6 milionë euro dhe tri marrëveshje me Bankën Botërore në vlerë mbi 120 milionë euro, duke rrezikuar madje përfitimet nga to. Tash që kemi Kuvend të konstituuar dhe Qeveri të re në krye të detyrës, e kemi edhe një mundësi tjetër për t’i ratifikuar këto marrëveshje ndërkombëtare në Kuvend”, ka shkruar Kurti.
Ai ka thënë se “shërbimi ndaj Republikës dhe qytetarëve, me punë e zell, nder e përkushtim, është privilegji më i madh që do ta kemi secili prej nesh.



Të tjera
Tronditëse në Francë: Trupat e dy foshnjave zbulohen në një frigorifer, arrestohet një grua
Ardian Gjini shpall kandidaturën për kryetar të AAK-së
Bislimi i dorëzon detyrën e zëvendëskryeministrit të parë, Glauk Konjufcës