Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka folur në lidhje me shqetësimet për shkeljen e të drejtave të ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë.
Duke u përgjigjur në pyetjen e deputetes së PDK, Ariana Musliu – Shoshi, Kurti tha se qeveria e tij e trajton me seriozitet çdo shqetësim të ngritur.
“Qeveria e Republikës së Kosovës e trajton me seriozitet çdo shqetësim që lidhet me respektimin e të drejtave të njërit përfshirë edhe Dhomat e Specializuar, në këtë drejtim komunikimi institucional me partnerët ndërkombëtar është i vazhdueshëm dhe i strukturuar duke i zhvilluar në mënyrë të përgjegjshme dhe në përputhje me natyrën e ndjeshme të proceseve”, ka thënë ai, duke përmendur edhe veprimet tjera.
“Po ashtu, nuk kemi hezituar të ngrejm zërin kundër vendimeve të padrejta ndaja krerëve të UCK-së siç ishte përshembull moslejimi i ish presidentit Thaçi për të marrë pjesë në varrimin e babait të tij si dhe pranimi i dokumeteve zyrtare të shtetit gjenocidal të Serbisë si prove në procesin gjyqësor atje”, ka thënë Kurti.
Sipas tij, Qeveria ka bërë çfarë ka mundur e sa ka ditur.
“Me çfarë kemi mundur e kemi ditur, nuk kemi pasur rezerva e as nuk jemi kursyer. Gjatë këtyre 5 vite e gjysmë gjethej janë ndarë nga Republika e Kosovës mbi 37 milionë për mbrojtjen e të akuzuarve padrejtësisht në Hagë. Pra nuk jemi kursyer për t`i mbrojtur me avokatët që janë përzgjedhur prej vete atyre”, ka thënë ai, duke përetenduar edhe një kontribut specifik.
“Kontributi më i madh që unë si kryeministër e kam dhënë për këtë çështje është kur si deputet i Kuvendit të Republikës nuk e kam votuar ndryshimin kushtetes dhe as ligjin për Dhomat e Specializuar në Kosovë”, ka thënë ai



Të tjera
7 ushqime të pasura me yndyrë që duhet konsumuar
Kuvendi zgjedh dy anëtarët e KGjK-së
Netanyahu njofton se është diagnostikuar me kancer të prostatës