Qindra banorë të Bejrutit u larguan nga shtëpitë e tyre pasi u dëgjuan shpërthime në periferitë e tij jugore me ushtrinë izraelite që po përgatiste sulme në degët e një sistemi bankar të lidhur me Hezbollahun.
Dëshmitarët panë tym të zi të dendur që ngrihej në ajër në kryeqytetin e Libanit pas të paktën 10 shpërthimeve.
Ata thanë se një ndërtesë e vendosur në lagjen Chiyah në periferinë jugore u shkatërrua dhe disa njerëz në zonë ishin larguar përpara shpërthimit, duke mos rezultuar në viktima.
Bëhet e ditur se Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kishin paralajmëruar njerëzit që të largoheshin menjëherë nga zonat e lidhura me Shoqatën Al-Qard Al-Hassan, një organizatë financiare e sanksionuar nga SHBA-ja që ka më shumë se 30 degë në të gjithë Libanin, duke përfshirë 15 në pjesë të dendura të populluara të Bejrutit qendror dhe periferive të tij.
Sulme të tjera goditën shoqatën në luginën lindore Bekaa të Libanit dhe në jug të vendit, shkruan the Guardian.
Gjithashtu, raportohet se ka pasur një sulm pranë aeroportit të Bejrutit, pika kryesore hyrëse e ndihmës humanitare në vend dhe një qendër kryesore evakuimi për ata që ikin nga konflikti.
Siç thekson SHBA-ja, Al-Qard al-Hassan përdoret nga Hezbollahu për të menaxhuar financat e tij, duke ofruar kredi dhe shërbime.
“Banorë të Libanit, IDF do të fillojë të sulmojë infrastrukturën që i përket shoqatës Hezbollah Al-Qard Al-Hassan – largohuni menjëherë prej saj”, kishte paralajmëruar zëdhënësi i IDF, Avichay Adraee.
Ndryshe, Izraeli ka intensifikuar fushatat e tij ushtarake si në Gaza ashtu edhe në Liban, disa ditë pasi vrasja e liderit të Hamasit, Yahya Sinwar, rriti shpresat për negociatat e armëpushimit për t’i dhënë fund konfliktit më shumë se një vjeçar.
Ndërkohë, fuqitë botërore janë në pritje të hakmarrjes së Izraelit kundër sulmeve iraniane ndaj shtetit hebre më 1 tetor, të cilat u nisën në mbështetje të aleatit libanez të Teheranit.
Të tjera
Komshiq pret Kurtin në Presidencë: Nuk do ta pyesim Dodikun, as këdo tjetër me kë të takohemi
“Edi Rama është urdhërdhënësi i këtij ndalimi” – Pse u ndalua kënga “Mora Fjalë” në stadiumet shqiptare?
Të arrestuarit nga Gjykata Speciale dërgohen në Hagë