Një person është arrestuar për shkak se gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe sekuestruar 7 fanella dhe 148 vizitkarta me mbishkrime nacionaliste.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 14:40 në pikë kalimin kufitar në Bërnjak.
Tutje në raport thuhet se i dyshuari pas inicimi të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Ndërkaq, rasti është cilësuar si “Nxitje e urrejtjes, përçarjes dhe mos durimit”.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe sekuestruar 7 fanella dhe 148 kartëvizita me mbishkrime nacionaliste. I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.



Të tjera
5 punët e shtëpisë që mund t’i bëjnë fëmijët e vegjël
Terras: E ardhmja e Kosovës në BE, por duhen reforma
Trajneri i Egjiptit i ashpër: Ndeshja ishte e manipuluar