Reali i Madridit përjetoi një situatë të pazakontë pas ndeshjes kundër Borusias së Dortmundit. Të bardhët siguruan kualifikimin dhe lojtarët u larguan gradualisht nga stadiumi për t’u hipur në autobus dhe për t’u drejtuar për në aeroplanin që do t’i kthente në Palm Beach, Majami, qendrën e tyre të grumbullimit në Kupën e Botës për Klube.
Megjithatë, Madridi u përball me një situatë të papritur. Me të gjithë skuadrën tashmë në autobus dhe Florentino Pérez gjithashtu në makinën e tij, klubi madrilen u detyrua të largohej pa yllin e vet Mbape. Sulmuesit francez iu desh gati një orë kohë për t’iu nënshtruar një testi antidoping dhe e gjithë skuadra u largua nga stadiumi “MetLife” pa të.



Të tjera
Real Madridi do të jetë pa Valverden dhe Tchouamenin në El Clasico
Shkrepjet fantastike që tregojnë botën nga ajri
Në QKUK realizohet me sukses një operacion kompleks vaskular