Pas përfundimit të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, përmes një postimi në rrjetet sociale është prononcuar lideri i VLEN-it, Izet Mexhiti. Ai ka deklaruar se koalicioni VLEN është fitues absolut i këtyre zgjedhjeve, duke e cilësuar rezultatin si fitore të shqiptarëve dhe të ndryshimit politik në vend, transmeton KosovaPost.
“Shqiptarë, urime fitorja! Sot fituan shqiptarët, fituan qytetarët që besuan në ndryshim. VLEN është fituesi i madh i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut — kjo fitore legjitimon me votën e sovranit vullnetin tonë për rotacion politik dhe për një të ardhme më të mirë.
Nga nesër, kryetarët e zgjedhur do të nisin punën me përgjegjësi dhe përkushtim. Ne jemi të vendosur të punojmë çdo ditë për zhvillimin e vendbanimeve tona dhe për mirëqenien e çdo qytetari.
Sonte fillon një erë e re politike për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Vota juaj na nderoi, por edhe na obligon që të mos ndalemi me punë,” ka shkruar Mexhiti.



Të tjera
Kuvendi nesër mban dy seanca
Shkollat Ndërkombëtare Maarif të Kosovës mbollën 50 fidanë në Ditën e Tokës
Gjykata e Lartë dërgon për rishqyrtim në apel çështjen ndaj ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta