Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në një konferencë për media ka thënë se s’ka asgjë të rëndësishme për të theksuar sa i përket pozitës së Përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.
Stano ka thënë se tranizicioni në BE nuk e prek pozitën e Përfaqësuesit Special dhe se Miroslav Lajcak do të vazhdojë punën e tij edhe në muajt në vazhdim me angazhim të plotë.
Stano ka thënë se Lajcak është i angazhuar plotësisht në kontakte me partnerët me synim për të lëvizur gjërat përpara, e që prioritet thotë se është zbatimi urgjent i Marrëveshjes së Ohrit.
“Tranzicioni nuk e prek pozitën e ESUR. Mandati I Lajcak vazhdon dhe do të vazhdojë edhe në muajt në vazhdim. Ai vazhdon të jetë plotësisht i angazhuar në shkëmbime me një numër partnerësh në BE dhe në skenën ndërkombëtare, për të provuar lëvizjen e gjerave përpara, me prioritet sigurisht, imnplementimin urgjent të Ohrit”, ka thënë Stano.
Të tjera
Me xhaketë lëkure dhe syze dielli, Adriana Matoshi betohet si deputete në legjislaturën e saj të dytë: Për angazhim dhe dashuri për vendin tim
Man City mendohet të bëjë një lëvizje mahnitëse për yllin e Liverpoolit
Haradinaj tregon se cilët emra të LVV-së do t’i votonte për kryeparlamentar