Udhëheqësit europianë dhe të Lindjes së Mesme kanë mirëpritur një plan paqeje të SHBA-së për Gazën derisa presidenti Donald Trump e paralajmëroi Hamasin se duhej ta pranonte atë.
Plani, i dakorduar nga Trump dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, propozon që të ndërprehen menjëherë luftimet, lirimin brenda 72 orëve të 20 pengjeve të gjalla izraelite të mbajtura nga Hamasi, si dhe mbetjet e dhjetëra pengjeve që besohet se janë të vdekur – në këmbim të qindra të burgosurve palestinezë.
Ky plan është mirëpritur nga shumë liderë europianë, përfshirë edhe kryeministrin britanik Keir Starmer, i cili tha: “Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të bashkohen dhe të punojnë me Administratën Amerikane për të finalizuar këtë marrëveshje dhe për ta bërë atë realitet”.
“Ne e mbështesim fuqishëm përpjekjen e tij [Trump] për t’i dhënë fund luftimeve, për të liruar pengjet dhe për të siguruar ndihmë urgjente humanitare për popullin e Gazës. Kjo është përparësia jonë kryesore dhe duhet të ndodhë menjëherë. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të bashkohen dhe të punojnë me Administratën Amerikane për të përfunduar këtë marrëveshje dhe për ta bërë atë realitet. Hamasi duhet tani të pranojë planin dhe t’i japë fund vuajtjes, duke dorëzuar armët dhe duke liruar të gjitha pengjet e mbetura. Së bashku me partnerët tanë, do të vazhdojmë punën për të ndërtuar konsensusin për vendosjen e një armëpushimi të përhershëm. Jemi të gjithë të përkushtuar ndaj një përpjekjeje kolektive për t’i dhënë fund luftës në Gaza dhe për të arritur një paqe të qëndrueshme, ku palestinezët dhe izraelitët të mund të jetojnë krah për krah në siguri dhe paqe”, thuhet në letrën e Starmer./Express/



Të tjera
Uran Ismaili konfirmon koalicionin me Përparim Ramën në kryeqytet
U dërgua dje në spital, dalin detaje rreth gjendjes shëndetësore të Sir Alex Ferguson
Evropë: Një nga shtatë njerëz me HIV nuk e dinë që vuajnë nga infeksioni