Agjencia për Informim dhe Privatësi ka thënë se është njoftuar që në platforma të ndryshme të komunikimit po qarkullon një dokument me të dhëna personave të qytetarëve qe kanë aplikuar për t’u subvencionuar për tekstet shkollore.
Sipas, AIP në këtë dokument janë të dhënat personale të aplikuesve dhe të dhënat e fëmijëve të tyre, të Komunës së Mitrovicës së Jugut dhe Komunës së Mitrovicës së Veriut.
“Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) informon publikun dhe të gjitha palët e përfshira se ka pranuar një njoftim mbi qarkullimin, në platforma të ndryshme të komunikimit, të një dokumenti që përmban të dhëna personale të qytetarëve që kanë aplikuar për subvencione për libra shkollorë. Në këtë dokument janë të dhënat personale të aplikuesve (kryesisht prindërit) dhe të dhënat e fëmijëve të tyre, të Komunës së Mitrovicës së Jugut dhe Komunës së Mitrovicës së Veriut”.
Ky dokument po qarkullon në grupet e prindërve me qëllim të verifikimit të aplikimit.
AIP ka bërë thirrje te qytetarët që kanë qasje në këtë dokument të mos e shpërndajnë apo publikojnë atë sepse përbën shkelje të ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.



Të tjera
Veshjet në punë sipas ditëve të javës
Studimi: Stresi më i keq, ai nga kolegët e punës
Si është të dashurosh një grua të thellë