Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ashpër pas shpërthimeve të fundit në veri të Kosovës, duke i cilësuar ato si “sulme kriminale dhe terroriste”.
Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, ai theksoi se shpërthimi në kanalin kryesor të Ibër-Lepencit kanë pasur për qëllim dëmtimin e infrastrukturës kritike të Kosovës dhe se është kryer nga “profesionistë”.
“Vetëm ditëve të fundit patëm sulm me granata dore në stacionin në Zvecan, mbrëmë u hodh mjet shpërthyes, sonte ishte akti më i rëndë kur rreth orës 19:00 u dëmtua kanali kryesor i Ibër-Lepencit, prej nga furnizohen me ujë disa qytete si dhe KEK-u për ftohjen e termoelktranave. Një pjesë e kanalit është dëmtuar nga një shpërthim i detonuar, policia është në vendin e ngjarjes në krye të detyrës, furnizimi me ujë është ndërprerë përkohësisht”, ka thënë Kurti.
“Ky është sulm kriminal dhe terrorist i cili ka synuar që ta dëmtojë infrastrukturën tonë kritike. Sulmi është kryer nga profesionistë. Ne besojmë që vjen nga bandat e dirigjuara nga Serbia. Sulmi është krye nga profesionistë. Është sulmi i radhës kriminal e terroriste që ne besojmë që vjen nga bandat e dirigjuara e erektuara nga Serbia. Nëse dëmi nuk riparohet atëherë një pjesë e Kosovës rrezikon të mbetet pa energji elektrike që në mëngjes”, ka shtuar Kurti.
Të tjera
Komshiq pret Kurtin në Presidencë: Nuk do ta pyesim Dodikun, as këdo tjetër me kë të takohemi
“Edi Rama është urdhërdhënësi i këtij ndalimi” – Pse u ndalua kënga “Mora Fjalë” në stadiumet shqiptare?
Të arrestuarit nga Gjykata Speciale dërgohen në Hagë