Delegacioni i Serbisë, i udhëhequr nga drejtori i Zyrës për Kosovën dhe kryenegociatori në nivel teknik, Petar Petkoviq, ka mbërritur sonte në Bruksel, ku të enjten, më 22 janar, do të marrë pjesë në një raund të ri të dialogut me Kosovën, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, raporton agjencia serbe e lajmeve “Tanjug”.
Sipas burimeve të medias serbe, palët pritet të vazhdojnë diskutimet rreth zbatimit të deklaratës për personat e zhdukur.
Gjithashtu, raportohet se pala serbe do të insistojë në krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Nga pala e Kosovës nuk ka ndonjë njoftim për këtë pretendim të palës serbe.



Të tjera
Këto janë pesë ushqimet që parandalojnë migrenën
Mbyllen Ligat Universitare 2026, ndahen çmime për sportistët më të dalluar
Përleshje masive në Lipjan për shkak të një prone, 11 të lënduar dhe 10 persona në mbajtje