Rap-artistja e njohur, Tayna, ka njoftuar fansat se nuk do të marrë pjesë në festivalin “Alba” që organizohet çdo vit në Zvicër.
Këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi të shpërndarë në rrjete sociale, gjegjësisht Instagram.
Ajo nuk ka bërë të ditur ndonjë arsye, por që u kërkon falje të gjithëve.

“Pjesëmarrja ime në Alba Festival anulohet. I kërkoj falje fansave të mi po nuk ishte në dorën time”, u shpreh ajo.
E njëjta tutje theksoi: “Shihemi në verë”.
Tayna vetëm pak javë më parë ishte shumë e komentuar në media për shkak të disa problemeve me ish-menaxherin e saj, Rinor Hykollin.
Kjo ndodhi pas publikimit të këngës së saj të re, që u bllokua menjëherë, meqë ndodhej akoma në kontratë.



Të tjera
Thinja në moshë të re? Cilat janë arsyet
Zhegrova në bankë rezervë në derbin ndaj Torinos
Paraburgoset Astrit Isufi, i dyshuari për vr@sjen e dyfishtë në Malishevë