Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje pasdite në Rahovec, ku një mashkull kosovar ka raportuar se ishte objekt i një sulmi me armë.
Sipas njoftimit të policisë, viktima ishte duke udhëtuar me veturën e tij në një pyll kur një person i dyshuar ka qëlluar me armë në drejtim të tij, duke goditur veturën. Fatmirësisht, përveç dëmeve materiale, nuk ka pasur të lënduar.
Në vendin e ngjarjes, njësitet policore kanë gjetur dhe sekuestruar pesë gëzhoja të kalibrit 7.62 mm, të cilat do të përdoren si prova në hetimin e mëtejshëm.
Policia e Rahovecit ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit të dyshuar.



Të tjera
Terras: E ardhmja e Kosovës në BE, por duhen reforma
Trajneri i Egjiptit i ashpër: Ndeshja ishte e manipuluar
Kreu i MIT, Kalin: Partneriteti i fortë dhe marrëdhëniet e barabarta janë të një rëndësie kritike në NATO