Një person ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Prizrenit pasi ishte therur me thikë.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 21:15, në Prizren.
Tutje bëhet e ditur se i dyshuari gjendet në kërkim policor.
“Viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësor në Spitalin e Prizrenit, pasi që ishte therur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari gjendet në kërkim policor. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante” thuhet në raport.



Të tjera
Shpenzimet e mbrojtjes të NATO-s parashikohen të kalojnë 1.8 trilion dollarë në vitin 2026
5 punët e shtëpisë që mund t’i bëjnë fëmijët e vegjël
Terras: E ardhmja e Kosovës në BE, por duhen reforma