Superylli Cristiano Ronaldo qan me lot të hidhur gjatë kohës shtesë në fazën e 16-të të Kampionatit Evropian ndërmjet Portugalisë dhe Sllovenisë. Pas përfundimit të lojës, ai shpjegoi shpërthimin e tij emocional.
Në “ruletën ruse” të penalltive, Portugalia ia doli që falë 3 pritjeve të portierit Diogo Costa të kalonte Slloveninë, duke u kualifikuar në çerekfinale.
Por vëmendjen e të gjithëve e mori Cristiano Ronaldo, i cili shpërtheu në lot pas penalltisë së humbur në minutën e ‘105, rrezikoi të “hidhte në erë” rrugëtimin e Kombëtares së tij.
Kur Bernardo Silva vendosi penalltinë e fundit në favor të Portugalisë, shumica e shokëve të tij u vërsulën menjëherë drejt golashënuesit, por Ronaldo, tashmë 39 vjeç, u pa të shijonte thuajse në heshtje këtë fitore.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë shtrëngoi grushtin, përqafoi mikun e tij Joao Cancelo dhe u duk se morri frymë i lehtësuar, pasi efekti i penalltisë së humbur në shtesë dhe lotët e hidhur që e kapluan gjatë pushimit të shkurtër ishin ende të pranishëm.
Pas ndeshjes, CR7 shpjegoi për mediat arsyen përse ai qau kur dështoi nga pika e bardhë përballë portierit slloven Oblak.
“Në fillim isha tepër i trishtuar, tani jam thjesht i lumtur. Ky është futbolli. Kështu ndodh në futboll. U përpoqa të vendosja ndeshjen, por nuk ia dola, humba penalltinë. Kjo është shumë e trishtueshme për mua dhe ka ndodhur rrallë. Prandaj më duhej të qaja. Ka momente që nuk mund të shpjegohen, ku thjesht kalon pasioni”, tha Ronaldo pas ndeshjes.
Në fund kapiteni i portugezëve nuk mund të mos shprehte vlerësimin për portierin Diogo Costa. “Ai na shpëtoi”, tha Ronaldo.
Të tjera
Policia gjen armë dhe municion të fshehura në fshatin Vallaq të Zveçanit
Parandalohet kontrabandë me cigare në Aeroportin e Prishtinës – Shtetajsa e huaj kapet me 100 steka me banderola shqiptare
Ar*mët në veri u gjetën në pronë të politikanit serb Arsenijevic