Transformim i pabesueshëm! Fatmir Spahiu shokon rrjetin – 90 kilogramë më pak dhe mezi njihet!

Aktori i njohur nga Gjilani, Fatmir Spahiu, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të tij në rrjetet sociale me një postim që tregon ndryshimin e jashtëzakonshëm që ka përjetuar ndër vite.

I dashur për publikun për rolet e tij humoristike dhe veçanërisht për personazhin e ‘Bufit’, Spahiu ka ndarë një krahasim interesant mes dy pasaportave të tij, duke zbuluar rezultatet e transformimit fizik që ka arritur.

 Foto: Instagram

Sipas të dhënave të publikuara, në pasaportën e vitit 2016 gjatësia e tij figuron 186 centimetra, ndërsa në dokumentin më të fundit ajo është regjistruar 184 centimetra.

Megjithatë, ajo që ka bërë më shumë përshtypje është rënia drastike prej 90 kilogramësh, një arritje që reflekton përkushtim, disiplinë dhe një angazhim të vazhdueshëm ndaj një jetese më të shëndetshme.

Ndjekësit nuk kanë kursyer fjalët e mira për Spahiun, duke e përgëzuar për ndryshimin e dukshëm fizik.