Baggio 780x439

Tronditet Italia: Roberto Baggio rrihet dhe grabitet teksa shikonte ndeshjen ndaj Spanjës, përfundoi në spital

Njëri nga futbollistët më të mirë italian të të gjitha kohërave, Roberto Baggio, është grabitur mbrëmjen e djeshme (e enjte) teksa bashkë me familjen po ndiqte ndeshjen mes Spanjës dhe Italisë dhe me atë rast është rrahur.

Ajo që supozohej të shijonte futbollin dhe të mbështeste kombëtaren italiane, u kthye në një makth që zgjati rreth 40 minuta për legjendën italiane, Baggio.

Rreth orës 22:00, një grup prej pesë kriminelësh të armatosur hynë në vilën e tij në Altavilla Vicentina, në provincën e Vicenzës.

Sipas Corriere del Veneto, Baggio fillimisht u përpoq të luftonte njërin prej tyre, pas së cilës shpërtheu një përleshje dhe banditi e goditi atë në ballë me kondakun e armës.

 

Pas kësaj, ai dhe familja e tij u mbyllën në një dhomë. Ndërkohë, hajdutët, duke përfituar nga liria e plotë, kanë vjedhur ora, xhevahire dhe para. Për momentin nuk dihet se sa plaçkë kanë marrë kriminelët.

Legjenda e njohur si “Bishtaleci i Artë”, pasi është siguruar që grabitësit janë larguar, ka thyer derën e dhomës ku ishte mbyllur me familjen dhe ka lajmëruar policinë.

Villa e Baggios

Identiteti i hajdutëve nuk dihet tani për tani, dhe ata aktualisht po përpiqen t’i gjurmojnë duke përdorur pamjet e vëzhgimit me video që janë marrë që atëherë.

Baggio mori një plagë të thellë nga goditja në ballë dhe u transferua në Qendrën Urgjente në Arzinjan, ku mori ndihmën mjekësore.

Fatmirësisht anëtarët e familjes së tij kanë mbetur të padëmtuar, ndërsa ky rast ka tronditur Apeninet dhe opinionin vendas.

Baggio luajti 56 ndeshje për kombëtaren italiane dhe shënoi 27 gola. Në karrierën e tij në klube, ai nuk u largua nga Gadishulli i Apenineve, pasi luajti për Vicenza, Fiorentina, Juventus, Milan, Bologna, Inter dhe Brescia, teksa në vitin 1993 fitoi Topin e Artë.