Lajmi për dënimin me një vit burg nga Gjykata e Fierit e këngëtarit Luiz Ejlli për falsifikim dokumentash, gjatë kohës që ai ushtronte profesionin e noterit, mori dhenë në kohë rekord.
Media kërkoi të kontaktojë me fituesin e edicionit të dytë të Big Brother Albania, për të marrë një prononcim lidhur me këtë.
Shumë i sjellshëm, Ejlli u përgjigj me një “Jo” dhe një emoji me fytyrë disi të skuqur, mëse e kuptueshme.
Ndërkohë, sipas juristëve, Luiz Ejlli nuk do të futet në burg pasi është vendim i Shkallës së Parë dhe jo i formës së prerë.
Pritet që këngëtari të ankimojë vendimin e dënimit me 1 vit pas hekurave në Gjykatën e Apelit.
Kuptohet, që Luizi e di më mirë se ne këtë gjë, duke qenë se dikur ishte noter dhe është brenda fushës së tij. Gjithsesi, i urojmë më të mirat!
Të tjera
“Pragu për partitë e tjera, 5 %, për VV – 50 %” – Albin Kurti i bindur se do ta fitojë edhe mandatin e tretë për Kryeministër
Sulmi terrorist në Ibër-Lepenc, Kurti publikon pamjet që tregojnë reagimin institucional brenda 48 orëve të para
Mediat ruse me detaje, thonë se Assad ndodhet në Moskë