Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka uruar qytetarët e Kosovës për vitin e ri 2026, transmeton KosovaPost.
Në urimin e tij në rrjetet sociale, ai shprehu dëshirën që ky vit i ri të sjellë harmoni e lidhje të forta midis komuniteteve.
“Ndërsa mirëpresim vitin 2026, u dërgoj urimet e mia më të ngrohta të gjithëve në Kosovë për një vit të mbushur me paqe, mundësi dhe shpresë”.
“Urojmë që ky vit i ri të sjellë harmoni, lidhje të forta midis komuniteteve dhe një angazhim të përbashkët për drejtësi dhe prosperitet për të gjithë”, shkroi Hargreaves.



Të tjera
Këto janë punët që shkaktojnë më së shumti stres
Dallaveret me patentë-shoferë në Pejë, aktakuzë ndaj 12 personave
Si duken erëzat para se të vijnë në dyqan?