Aktivistja e njohur dhe e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi Goodman, ka njoftuar se është diagnostikuar me tumor.
Përmes një njoftimi në Facebook , ajo ka treguar se së fundmi është diagnostikuar me një tumor në një pjesë të zorrëve dhe se të hënën iu nënshtrua një operacioni për ta hequr atë pjesë. Qëndrimi në spital, sipas saj, ishte më i gjatë dhe më i vështirë sesa ishte parashikuar.
“Jam e lehtësuar që po shërohem në shtëpi tani”, shkruan Krasniqi Goodman, duke shtuar se raporti i patologjisë ka konfirmuar që tumori ishte beninj.
Ajo ka falënderuar të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë gjatë kësaj periudhe të ndjeshme.



Të tjera
Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?
Modric flet për rikthimin e Mourinhos te Real Madridi: Nuk duhet të më telefonojë
Vuçiq thotë se shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Serbi do të nisë në mars